19.8 C
Skopje
Saturday, April 13, 2024

Kuleba: Maqedonia e Veriut është mik i mirë i Ukrainës, na ka ndihmuar shumë

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se Maqedonia e Veriut është mik i mirë i Ukrainës dhe ka bërë shumë për ta ndihmuar vendin e tij.

Siç raporton “Zëri i Amerikës”, Kuleba e tha këtë në përgjigje të pyetjes së një gazetari në një konferencë online me mediat e huaja.

“Në tre vitet e fundit keni bërë shumë. Në krahasim me aftësitë tuaja, ju vërtet bëtë shumë për të na ndihmuar, ashtu siç ju ndihmuam ne në vitet 90”, tha kreu i diplomacisë ukrainase.

Kuleba theksoi se sondazhet në vende të ndryshme perëndimore tregojnë se njerëzit mbështesin qeverinë ukrainase, por se në javët dhe muajt e ardhshëm sigurisht që do të ketë një rritje të propagandës ruse.

Sipas tij, Rusia do të përpiqet të akuzojë Ukrainën për krime në mënyrë që ta diskreditojë atë dhe të zvogëlojë mbështetjen që gëzon.

“Prandaj duhet të jemi vigjilentë, duhet të rezistojmë. Shembulli më i fundit është, natyrisht, përpjekja e Rusisë për të implikuar Ukrainën ose për të akuzuar Ukrainën për përfshirje në të shtënat në sallën e koncerteve në Moskë. Këto deklarata janë të rreme dhe absurde. Ne nuk luftojmë për veten kështu.

Krimet kundër civilëve janë një praktikë ruse, siç e kemi parë në vitet e fundit të agresionit rus kundër Ukrainës, por, po, ata do të përpiqen të bëjnë gjithçka për të diskredituar Ukrainën”, tha Kuleba./Telegrafi/

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit