Komandanti Mazari apel qytetarëve të Strugës: Kujdes maksimal nga zjarret, rrethina monitorohet me kamera

Advertisement

 

Me rritjen e temperaturave dhe fillimin e sezonit veror, Njësia Territoriale e Zjarrfikësve në Strugë u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar për të parandaluar zjarret në ambiente të hapura.

Komandanti i njësisë, Feti Mazari, thekson se edhe një pakujdesi e vogël mund të shkaktojë pasoja të mëdha për pyjet, pronat dhe sigurinë e qytetarëve. Ai apelon që të mos digjen barishte, mbeturina apo zjarre në natyrë, sidomos gjatë ditëve me temperatura të larta dhe erë.

Mazari bën të ditur se të gjitha zonat përreth Strugës janë nën monitorim me kamera, gjë që mundëson zbulimin e hershëm të vatrave të zjarrit dhe identifikimin e personave përgjegjës në rast të zjarrvënieve.

Ai u bën thirrje qytetarëve që, sapo të vërejnë tym apo zjarr, të njoftojnë menjëherë shërbimet kompetente, në mënyrë që ekipet e zjarrfikësve të reagojnë sa më shpejt dhe të parandalojnë përhapjen e flakëve.

Sipas tij, mbrojtja e natyrës dhe e sigurisë së qytetarëve është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon bashkëpunimin e të gjithëve gjatë gjithë sezonit veror.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit