Tiranë, 27 qershor – Eurodeputetuja italiane Ilaria Salis u është bashkuar protestuesve para kryeministrisë. Pak ditë më parë, në Parlamentin Evropian, Salis u kërkoi institucioneve të BE-së që të ndjekin më shumë kujdes zhvillimet në Shqipëri.
Në fjalën e saj ajo tha se populli shqiptar është ngritur kundër qeverisë dhe opozitës, të dyja njësoj të paafta për të mbrojtur e përfaqësuar interesat e popullit shqiptar.
Salis shtoi se populli shqiptar e ka dhënë mesazhin se nuk është në shitje për oligarkët, spekulatorët, Ivanka Trump e Jared Kushner e të gjithë ata që mendojnë se paraja mund të blejë gjithçka, tokën, natyrën, madje eedhe demokracinë.
“Falë lëvizjes së flamingove këtë javë, Shqipëria po tregon anën e saj më të mirë. Po i tregon gjithë Evropës një rrugë model për të ndjekur. Qindra mijëra persona janë në shesh prej javësh kundër qeverisë dhe opozitës, të dyja të paafta për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesin e popullit. Mesazhi i tyre është i thjeshtë dhe i fuqishëm, “Shqipëria nuk është në shitje”. Nuk është në shitje për oligarkët, spekulatorët. Nuk është në shitje për Ivanka Trump e Jared Kushner. Nuk është në shitje për të gjithë ata që mendojnë se paraja mund të blejë gjithçka, tokën, natyrën, madje eedhe demokracinë. Kjo lëvizje nuk është tjesht ambientaliste. Është një betejë për sovranitetin popullor dhe e drejta e një populli për të vendosur për të ardhmen e tij, pa qenë interesat ekonomike të klasave mbizotëruese që drejtojnë axhendën. Për këtë arsye, Evropa duhet të ndjekë më shumë kujdes atë që po ndodh në Shqipëri sepse është diçka e rëndësishme për Bashkimin Europian. Ky është një popull i gjallë, i vetëdijshëm dhe i aftë të mobilizohet kundër kapitalizmit grabiqtar, kundër padrejtësive, për të mirat e përbashkëta dhe për liri.” – tha eurodeputetja italiane Salis nw fjalwn e saj nw Parlamentin Evropian me 16 qershor. përcjell Zhurnal.mk .





