Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 38 vjeçarin nga Kërçova nën dyshimet për kërcënim të gazetarit Kristijan Landov, përmes rrjeteve sociale. Policia ka paralajmëruar kallëzim penal.
“Më 19.11.2026, nën publikimin në faqen e Facebook-ut „Pretres.mk“, që ka të bëjë me emisionin „Pretres” me Landovin, është publikuar një koment kërcënues, të cilin denoncuesi e ka perceptuar si kërcënim ndaj sigurisë së tij fizike dhe si përpjekje për ta frikësuar për shkak të punës së tij profesionale”, raportoi Policia.
Policia ka marrë masa dhe aktivitete për sigurimin e provave dhe ka zbardhur se kërcënimet janë kryer nga profili nën menaxhimin të 38 vjeçarit I.M. nga Kërçova. Ai ishte thirrën për bisedë informative më 23 nëntor, kur kishte pranuar se është përdorues i këtij profili.








