Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka paralajmëruar një zhvillim të rëndësishëm që lidhet me potencialin turistik të Tetovës.Ora24
Përmes një postimi në Facebook, Kasami ka shkruar se Tetova dhe potenciali i saj turistik janë të përgatitur për një zhvillim të rëndësishëm, pa zbuluar ende se për çfarë konkretisht bëhet fjalë,përcjell Ora24
“Tetova dhe potenciali i saj turistik janë gati për një zhvillim të rëndësishëm. Së shpejti më shumë detaje”, ka shkruar Kasami.
Postimi shoqërohet me një fotografi të një zone malore të mbuluar me borë, ndërsa detajet për projektin e paralajmëruar pritet të bëhen të ditura në ditët në vijim./Ora24








