Izet Mexhiti: “Çairi në ritmin e shëndetit”, projekt i ri për ta afruar kujdesin shëndetësor me qytetarët

Advertisement

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka njoftuar nisjen e projektit “Çairi në ritmin e shëndetit”, një nismë që synon ta afrojë kujdesin shëndetësor me qytetarët përmes ligjëratave publike dhe aktiviteteve në terren me mjekë specialistë.

Sot e nisa ditën me një takim pune me mjekët, me të cilët po e ndërtojmë së bashku projektin “Çairi në ritmin e shëndetit”, një nismë që synon ta afrojë kujdesin shëndetësor me çdo qytetar.

Që nga java e ardhshme, në objektin e Komunës së Çairit do të nisin ligjëratat publike me pediatër, gjinekologë, mjekë të përgjithshëm dhe specialistë të tjerë, të cilët do të ndajnë këshilla dhe informacione të vlefshme për ruajtjen e shëndetit.

Paralelisht, ekipet mjekësore do të jenë çdo ditë në parqet e Çairit me stenda, ku qytetarët do të mund të marrin edhe këtu këshilla shëndetësore, të matin tensionin e gjakut dhe nivelin e sheqerit, si dhe të informohen mbi rëndësinë e parandalimit dhe kontrolleve të rregullta.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit