Më 20.10.2026, në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 12:00, në territorin e gjithë shtetit, Sektori për Çështje të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme zhvilloi aksion kontrolli me qëllim zbulimin dhe sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga këmbësorët, si dhe të kundërvajtjeve të kryera nga shoferët në lidhje me këmbësorët.
Gjatë aksionit të kontrollit janë konstatuar 175 kundërvajtje. Pjesa më e madhe e kundërvajtjeve të kryera nga këmbësorët kanë të bëjnë me kalimin e parregullt të rrugës, përkatësisht kalimin e rrugës në vende të pasigurta, jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë. Te shoferët, kundërvajtjet më të shpeshta të konstatuara kanë të bëjnë me mosdhënien e përparësisë këmbësorëve në vendkalimet e shënuara për këmbësorë.
Gjatë aksionit të kontrollit janë konstatuar edhe 139 kundërvajtje të llojeve të tjera.
Për të gjitha kundërvajtjet e konstatuara janë ndërmarrë masat përkatëse, në përputhje me dispozitat ligjore.
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me zhvillimin e aksioneve të kontrollit në trafik dhe u bën apel këmbësorëve që të përdorin vendkalimet e shënuara për këmbësorë dhe të respektojnë rregullat e trafikut, ndërsa shoferëve që ta ulin shpejtësinë kur u afrohen vendkalimeve për këmbësorë, të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe t’u japin patjetër përparësi këmbësorëve, me qëllim rritjen e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik.








