Shkupi dekorohet deri më 15 dhjetor, bredh 13 metra dhe dekorime prej 73 mijë eurosh

Advertisement

Qyteti i Shkupit ka shpallur thirrje publike për dekorimin e qytetit për festat e Vitit të Ri, me një vlerë të parashikuar prej rreth 73 mijë eurosh, përfshirë TVSH-në.

Sipas kushteve të thirrjes, dekorimet duhet të vendosen deri më 15 dhjetor, ndërsa të hiqen nga 15 deri më 25 janar 2027. Kompanitë e interesuara mund të dorëzojnë ofertat deri më 5 nëntor.

Në kuadër të dekorimit parashikohet një bredh festiv 13 metra i lartë, një dre ndriçues rreth katër metra, një figurë dhurate mbi gjashtë metra, si dhe sajë me dhurata ku qytetarët do të mund të fotografohen. Gjithashtu, janë planifikuar figura të Babadimrit, rreth 100 buqeta ndriçuese dhe dekorime të tjera festive.

Lokacionet e sakta ku do të vendosen dekorimet nuk janë përcaktuar ende dhe do të bëhen të ditura pas përzgjedhjes së kompanisë që do të realizojë projektin.Ora24

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit