Hoxhë Enis Rama: “Një gjykatë nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës”

Advertisement

Hoxhë Enis Rama ka reaguar me një qëndrim të fortë, duke theksuar se një vendim gjyqësor nuk mund të përcaktojë të gjithë historinë e Kosovës.

“Sot një gjykatë e dha fjalën e saj. Por nuk e dha fjalën e fundit të historisë”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se historia e Kosovës është ndërtuar përmes sakrificave të shumta, duke përmendur burgosjet, dëbimet, shtëpitë e djegura, varret dhe përpjekjet e popullit për liri.

Sipas tij, një aktgjykim mund të përcaktojë fatin juridik të individëve, por nuk mund të ndryshojë kujtesën historike të një populli.

“Gjykata mund të shkruajë një aktgjykim për ushtarët e lirisë. Por nuk mund ta rishkruajë kujtesën e një populli”, ka deklaruar Rama.

Reagimin e tij ai e ka përmbyllur me një mesazh të shkurtër dhe të prerë: “Jo në emrin tim!”

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit