Djali i Kadri Veselit, Klestro Veseli, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë, ku babai i tij u dënua me 18 vjet burgim.
Pas shpalljes së vendimit, Klestro Veseli u shpreh shkurt para mediave, duke thënë se familja do të përpiqet të qëndrojë e fortë përballë situatës.
“Faleminderit shumë nga ju, por të fortë jemi, të fortë duhet me qëndru – nuk kemi asgjë më shumë”, tha ai.
Ndërkohë, mbrojtja e Kadri Veselit pritet ta ankimojë aktgjykimin në Gjykatën e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke kërkuar rrëzimin e vendimit dhe shpalljen e tij të pafajshëm.
Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim, ndërsa në këtë dënim përfshihet edhe periudha që ai ka kaluar në paraburgim.






