Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka sqaruar para mediave qëndrimin e tij lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Gashi tha se funksioni i tij si kryetar i Kuvendit nuk e përjashton të drejtën për privatësi dhe për të shprehur qëndrimin e tij personal si qytetar dhe politikan për çështje të caktuara.
Një javë më parë, në ditën kur u bë publik vendimi për katër ish-krerët e UÇK-së, Gashi reagoi përmes rrjeteve sociale, duke shprehur qëndrimin e tij për rolin e tyre në historinë e Kosovës.
Reagimi i kryetarit të Kuvendit u përmend më pas edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një paraqitjeje publike.






