Fidan: SHBA-ja t’i bëjë presion Izraelit për t’i dhënë fund politikave që dëmtojnë paqen

Advertisement

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka deklaruar se Ankaraja pret që Shtetet e Bashkuara të përdorin ndikimin e tyre për t’i bërë thirrje Izraelit që të ndalojë politikat që, sipas tij, dëmtojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Duke folur në një panel në Nju Jork për marrëdhëniet Turqi-SHBA, Fidan tha se dy vendet kanë interesa të përbashkëta për krijimin e shteteve të qëndrueshme në rajon, veçanërisht në Siri dhe Irak.

Ai i renditi luftën në Iran, rrezikun e përhapjes së konfliktit nga Jemeni dhe politikat e Izraelit si tri sfida kryesore për sigurinë rajonale.

“Ne presim që SHBA-ja të përdorë më tej ndikimin e saj për t’i bërë thirrje Izraelit t’u japë fund politikave të tij që minojnë paqen dhe stabilitetin”, deklaroi Fidan.

Sa i përket Gazës, ai tha se një zgjidhje e qëndrueshme për çështjen palestineze është e rëndësishme për stabilitetin e Lindjes së Mesme. Fidan shtoi se Turqia mbështet përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund krizës në Gaza.

Fidan foli edhe për marrëdhëniet Turqi-SHBA, duke i cilësuar ato si një partneritet me rëndësi të veçantë dhe theksoi nevojën për forcimin dhe institucionalizimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit