Agon Ferati: Të rinjtë duhet të kenë më shumë hapësirë në vendimmarrje

Advertisement

Ministri Agon Ferati, i ftuar në emisionin “Rishtazi”, ka theksuar rëndësinë e përfshirjes më të madhe të të rinjve në projektet dhe aktivitetet e ministrisë.

Ferati tha se në vend ka shumë të rinj të talentuar dhe me potencial, por jo gjithmonë u krijohen mundësi të mjaftueshme për të treguar aftësitë e tyre dhe për të kontribuar në shoqëri.

Sipas tij, zëri i të rinjve duhet të dëgjohet më shumë dhe ata duhet të përfshihen në proceset politike dhe vendimmarrëse.

Ferati vlerësoi gjithashtu se krijimi i mundësive për zhvillim profesional dhe personal mund të ndihmojë në uljen e largimit të të rinjve jashtë vendit, duke u ofruar atyre më shumë perspektivë për të ardhmen brenda vendit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit