31.8 C
Skopje
Sunday, June 15, 2025

Fetai organizon këshill të përkohshëm për stabilizimin e gjendjes në ASH

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Aleanca për Shqiptarët

Në vijim të zhvillimeve të fundit brenda partisë, ndjejmë obligim të informojmë opinionin publik dhe anëtarësinë e Aleancës për Shqiptarët lidhur me situatën e krijuar si pasojë e veprimeve të njëanshme të kryetarit të partisë, z. Arben Taravari.

Këto veprime të përsëritura, të cilat janë ndërmarrë jashtë kornizës statutore të partisë dhe pa konsultim me organet përkatëse, kanë shkaktuar konfuzion të madh, jo vetëm në mesin e shumicës së anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët, por edhe në opinionin më të gjerë.

Përballë kësaj situate të imponuar dhe për të garantuar funksionimin demokratik dhe statutor të partisë, shumica dërrmuese e anëtarësisë dhe degëve të Aleancës për Shqiptarët , në takimin e zhvilluar me datë 25.05.2020, në Shkup kanë vendosur themelimin e një Këshilli Koordinues të përkohshëm, i cili do të veprojë deri në qartësimin dhe stabilizimin e gjendjes aktuale në parti.

Në këtë mbledhje, Këshilli Koordinues ka marrë këto vendime të rëndësishme:

1. Zgjedhja e koordinatorit të këshillitKoordinator i Këshillit Koordinues është zgjedhur z. Arben Fetai, Kryetar i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët.

2. Qëndrimi ndaj koalicionit “Vlen”Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të jetë pjesë e Qeverisë në kuadër të koalicionit “Vlen” si partnere e barabartë dhe me përfaqësim proporcional në raport me partitë e tjera të koalicionit.

3. Përfaqësimi në kuadër të koalicionit “Vlen”Është vendosur të formohet një ekip përfaqësues i ri, i cili do të përfaqësojë zyrtarisht Aleancën për Shqiptarët në të gjitha strukturat dhe vendimmarrjet e koalicionit “VLEN”.

Këto masa janë ndërmarrë me qëllim ruajtjen e integritetit të partisë, respektimin e vullnetit të shumicës dhe garantimin e funksionimit demokratik dhe transparent të Aleancës për Shqiptarët.

Këshilli KoordinuesAleanca për ShqiptarëtKryetar i Kuvendit: Arben Fetai

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit