Këshilli Gjyqësor miratoi sot raportet e Komisionit për verifikimin e afateve të aplikimeve dhe dokumentacionit për zgjedhjen e kryetarëve të Gjykatës së Apelit në Shkup dhe Gjykatës Themelore në Strugë.
Sipas vendimit, të tre kandidatët e regjistruar në të dyja procedurat i plotësojnë kushtet për të vijuar në fazat e mëtejshme të përzgjedhjes.
Për pozitën e kryetarit të Gjykatës së Apelit në Shkup kanë aplikuar dy kandidatë, ndërsa për Gjykatën Themelore në Strugë ka një kandidat.
Procedura do të vazhdojë me fazat e parashikuara për përzgjedhjen dhe emërimin e kryetarëve të gjykatave, në përputhje me kompetencat dhe afatet ligjore.






