Trajneri i njohur kosovar i xhudos, Driton Kuka, është nderuar me çmimin kryesor “Pllaka e Artë” nga Akademia Sportive e Malit të Zi, gjatë Konferencës së 24-t Ndërkombëtare të mbajtur në Budva.
Ky vlerësim i rëndësishëm i është dhënë për kontributin e jashtëzakonshëm në sportin e xhudos, rezultatet në arenën ndërkombëtare dhe për rolin e tij në ngritjen e Kosovës në majat e sportit botëror.
Nën udhëheqjen e Kukës, xhudoja kosovare ka arritur suksese historike, duke fituar pesë medalje olimpike, dhjetë medalje botërore dhe 30 medalje evropiane, krahas shumë çmimeve të tjera ndërkombëtare.
Driton Kuka konsiderohet si një nga figurat kyçe të sportit kosovar, duke ndërtuar një gjeneratë kampionësh dhe duke e bërë Kosovën një emër të respektuar në skenën botërore të xhudos./KultPlus.com







