Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, pasdite në faqen e tij në Fejsbuk uroi 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe.
“Sot isha në seancën solemne të Qeverisë me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit në gjuhën shqipe. Para 118 viteve, nga 14 deri më 22 nëntor 1908, rilindësit shqiptarë u mblodhën në Manastir dhe themeluan alfabet të unifikuar nga disa drejtshkrime të ndryshme. Vendimi që shënoi gjuhën shqipe është marrë këtu, në vendin tonë. Alfabeti maqedonas u standardizua në vitin 1945, në Shkup. Dy alfabete, të krijuara në të njëjtën tokë dhe të ndërtuara mbi të njëjtin parim – një shkronjë, një tingull. Në të njëjtën kohë, në pikën kufitare ‘Qafë e Thanës’, kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përuruan sistemin e integruar kufitar ‘One Stop Shop’, një ndalesë në vend të dy, për disa milionë udhëtarë që kalojnë këtë vendkalim çdo vit”, ka shkruar ministri.
Ai shtoi se marrëdhëniet ndërtohen me gjëra të tilla konkrete dhe me respekt për gjuhën e tjetrit








