UNESCO shpall 12 gjeoparqe të reja, rrjeti global arrin në 241 zona

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) ka shpallur 12 gjeoparqe të reja globale, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendeve në Rrjetin Global të Gjeoparqeve në 241 në 51 shtete të botës.

Sipas UNESCO-s, rrjeti tani mbulon një sipërfaqe prej mbi 882 mijë kilometra katrorë, një territor i krahasueshëm me madhësinë e Venezuelës, duke reflektuar zgjerimin e vazhdueshëm të zonave të mbrojtura me rëndësi të veçantë gjeologjike dhe natyrore.

Gjeoparqet e reja janë shpërndarë në disa vende të botës, përfshirë Kinën, Francën, Greqinë, Irlandën, Japoninë, Malajzinë, Portugalinë, Federatën Ruse, Tunizinë dhe Uruguain.

Në Kinë janë përfshirë Changshan dhe mali Siguniang në Tibet, në Francë Terres d’Hérault, në Greqi ishulli Nisiros, ndërsa në Irlandë Joyce dhe Liqenet Perëndimore. Japonia është përfaqësuar me Rrafshnaltën Karstike Miné-Akiyoshidai, ndërsa Malajzia me Lenggong dhe Deltën e Sarawakut. Portugalia ka përfshirë Algarvensis, Federata Ruse Toratau, Tunizia rajonin Dahar dhe Uruguai Manantiales Serranos.

Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s, Khaled El-Enany, theksoi se çdo formacion shkëmbor, kanion dhe fosil tregon një histori që i përket gjithë njerëzimit, duke shtuar se gjeoparqet nuk kanë vetëm rëndësi shkencore, por edhe kontribuojnë në arsim, kërkim dhe zhvillim të qëndrueshëm lokal.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit