Çmimet e karburanteve sjellin ndryshime të ndjeshme nga mesnata. Nafta do të shtrenjtohet për 5,5 denarë për litër, ndërsa benzina do të lirohet për 1,5 denarë.
Me çmimet e reja, një litër naftë do të kushtojë 104,5 denarë. Benzina BS-95 do të shitet për 99 denarë, ndërsa BS-98 për 101 denarë për litër.
Sipas Komisionit Rregullator për Energjetikë, ndryshimi vjen pas rritjes prej 7% të çmimit të dizelit të rafinuar në bursën mesdhetare gjatë javës së kaluar, si dhe forcimit të dollarit amerikan ndaj denarit me 1%.






