16.8 C
Skopje
Tuesday, May 21, 2024

Bujar Osmani: Maqedonia e Veriut kosponzor që gjenocidi i Srebrencisës të shpallet Ditë Ndërkombëtare për Përkujtim dhe Komemorim çdo vit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut është kosponzor bashkë me Gjermaninë, SHBA dhe disa vende tjera të një Rezolute në Kombet e Bashkuara për të shpallur 11 korrikun “Ditë Ndërkombëtare për Përkujtim dhe Komemorim të gjenocidit në Srebrenicë dhe shënimin e të njëjtit çdo vit”.

Ai, shkruan SHENJA, tha se Rezoluta do të paraqitet para Asamblesë së Përgjithshme do të paraqitet më 17 prill, ndërsa do të votohet më 2 maj, ndërsa kjo sipas tij është bërë në vigjile të 30 vjetorit të masakrës që do të shënohet në 2025.

“Duke u thirrur në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Deklaratën Universale për të drejtat e njeriut si dhe Konvetën për parandalimin dhe dënimin e krimeve të gjenocidit, duke i përkujtuar shtet për përgjegjësinë që kanë për të mbrojtur civilët dhe të respektojë mbrojtjen dhe sigurinë e drejtave të njeritu në territorin e vet, duke u thirrur në vendimin e Këshillit të Sigurimit numër 819 nga 16 prilli i vitit 1993 me të cilën Srebrencia shpallet zonë e sigurt, Rezolutën 827 të 25 majit 1993 në lidhje me etablimin e tribulnalit ndërkombëtar për krime lufte në ish Jugosllavi, duke u thirrur në 8 vendimet e Tribunalit për të shpallur fajtor për gjenocid ndaj boshnjakëve… Në vigjilje të 30 vjetorit të gjenocidit ku humbën më së paku 8372 jetë njerëzish dhe aq familje u shkatërruan, Asamble e Kombeve të Bashkuara duke u thirrur në këto parime miraton rezolutë e cila ka këto konkluzione: Ansamblea e Përgjithshme shpallë 11 korrikun si ditë ndërkombëtare për shënim dhe përkujtesë të gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995, dhe i njëjti të shënohet çdo vit. Dënon pa rezervë çdo mohim të gjenocidit dhe i fton të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara t’i ruajnë faktet dhe t’i distribuojnë ato dhe t’i prezantojnë ato nëpërmjet sistemit arsimor duke zhvilluar programe të veçanta për përkujtim me qëllim të parandalimit të revizionizmit dhe përsëritjes të gjenocidit. Dënon pa rezervë të gjitha aktet e glorifikimit të dënuarve për gjenocid, përfshirë edhe ata në Srebrenenicë, i fton të gjitha vendet anëtare të respektojnë obligimet e tyre në konform konventave dhe t’i dënojë të gjithë ata që i thejnë këto obligime fton Sekretarin Gjeneral të Kombeve të Bashkuara të etalon një program të vecant për gjenocidin në Srebrenicën”, tha Bujar Osmani, raporton SHENJA.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit