Bebe Rexha flet për vizitat në Maqedoni gjatë fëmijërisë: Dasmat shqiptare vazhdonin deri në 3 të mëngjesit

Advertisement

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka folur për kujtimet e fëmijërisë dhe ndikimin që kultura ballkanike ka pasur në identitetin e saj artistik.

Në një intervistë për “Flaunt Magazine”, Rexha ka treguar se gjatë fëmijërisë vizitonte Maqedoninë, ku merrte pjesë në dasma shqiptare dhe ballkanike. Sipas saj, gjatë një viti mund të merrte pjesë edhe në shtatë dasma, të cilat shpesh zgjasnin disa ditë dhe vazhdonin deri në orët e para të mëngjesit.

Ajo veçanërisht kujton muzikën që shoqëronte këto festa.

“Në kulturën tonë, gjithçka ka të bëjë me muzikën. Ne gjithmonë kërcejmë dhe festojmë”, ka thënë Rexha.

Këngëtarja ka theksuar se kjo frymë e festës, bashkimit dhe muzikës është reflektuar edhe në albumin e saj të ri, “Dirty Blonde”, i cili shënon një kapitull të ri në karrierën e saj.

Rexha vazhdon të jetë aktive në skenën ndërkombëtare, me performanca dhe projekte të ndryshme muzikore. Ajo ka thënë se, pavarësisht angazhimeve të shumta, muzika mbetet një pjesë e pandashme e jetës së saj.

“Unë mund të gjej kaq shumë gëzim në atë që bëj. Nuk mund ta shihja kurrë veten duke bërë diçka tjetër. Është qëllimi im”, është shprehur këngëtarja.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit