Altepe gjatë takimit vëllazëror me Qyrën: Struga është një parajsë turistike. Do të bëjmë çmos për ta mbështetur atë

Advertisement

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra dhe ish-kryetari i Komunës së Bursa-s në Turqi, Rexhep Altepe, kanë biseduar për investimet e mundshme në Strugë, bashkëpunimin për zhvillimin e kësaj komune si dhe këmbimin e përvojave të ndryshme. Pas takimit, Altepe, si zëvendëskryetar i AK Partisë për pushtetin vendor, e cila përfshin 640 komuna që udhëhiqen nga kjo parti, do të angazhohet për bashkëpubimin mes dy komunave.

“Edhe një herë, dëshiroj t’i uroj mirëseardhjen Kryetarit të Komunës së Strugës dhe ekipit të tij.

Gjatë tre mandateve të mia si kryetar i Bashkisë së Bursës, për një periudhë prej katërmbëdhjetë vjetësh, kemi shërbyer si urë lidhëse mes Ballkanit dhe Turqisë, që nga viti 2004.

Së bashku me autoritetet tona lokale dhe me ndihmën e Zotit, do të bëjmë çmos për të ofruar mbështetje për Strugën dhe të gjithë rajonin, në projekte të ndryshme.

Kur vizituam për herë të parë Ballkanin, vizituam edhe Strugën. Struga është një qytet i vërtetë parajse, me lumin që rrjedh nga liqeni i bukur dhe me peizazhet e saj përreth. Është një qoshe parajse në tokë dhe një vend me potencial të madh për t’u shndërruar në një destinacion të vërtetë turistik. Ne besojmë se, së bashku me Turqinë dhe Bursën, mund të nxisim zhvillimin e prodhimit, turizmit dhe sektorëve të tjerë në Strugë, duke ruajtur njëkohësisht kulturën lokale dhe duke nxitur bashkëpunimin në të gjitha fushat. Ka shumë përparësi në këtë drejtim. Kryetari i Komunës së Strugës ka gjithashtu përvojë si biznesmen. Për më tepër, Struga ka një kryetar që ka krijuar emër dhe është zgjedhur në mënyrë të pavarur. Edhe kjo përbën një avantazh të madh”, ka deklaruar mes tjerash ish-kryetari i Bursas, Rexhep Alttepe, i cili e ka mbajtur këtë pozitë për 14 vite.

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, tha se si kryetar i Komunës, një nga objektivat kryesore për qytetin e Strugës e ka tërheqjen e investimeve të huaja.

“Në këtë drejtim, Turqia është një nga vendet me të cilat kemi lidhshmëri të veçantë përmes qyteteve tona. Pikërisht Bursa, e cila ka një komunitet të madh shqiptar, por edhe si një qytet i madh me potencial të konsiderueshëm për investime, është një partner i rëndësishëm në këtë drejtim. Besoj se sot gjetëm vendin e duhur dhe mendoj se është momenti i duhur për të gjetur forma dhe mënyra konkrete për të nxitur investimet. Këto investime nuk duhet të kufizohen vetëm në kulturë dhe sport, por edhe në turizëm, për të cilin Struga ka nevojë të madhe. Në këtë drejtim, Bursa dhe qytetet e tjera të Turqisë kanë një përvojë të konsiderueshme, të cilën mund ta shfrytëzojmë për të zhvilluar bashkëpunimin dhe për të sjellë investime të reja në Strugë”, deklaroi kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, i cili gjatë vizitës zyrtare në Bursë ka takuar disa nga figurat më të rëndësishme të kësaj Komune, e cila është ndër të parat në Turqi sa i përket zhvillimit ekonomik. Qyra ka takuar edhe afarist kryesisht shqiptar në Bursë por që kanë interes përntë investuar në Strugë. Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit