Taravari: Është perversitet të krahasohen krerët e UÇK-së me Ratko Mlladiqin

Advertisement

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “Dialog te Lajmi”, ka folur edhe për krahasimet mes krimeve për të cilat është dënuar Ratko Mlladiqi dhe akuzave ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Taravari tha se proceset në Gjykatën Speciale në Hagë, sipas tij, kanë rrëzuar pretendimet për gjenocid dhe akuza të tjera të rënda lidhur me ish-krerët e UÇK-së.

Ai deklaroi se nuk mund të bëhet krahasim mes Mlladiqit dhe krerëve të UÇK-së, duke argumentuar se UÇK-ja, sipas tij, ka zhvilluar një luftë për çlirimin dhe mbrojtjen e Kosovës, ndërsa Mlladiqi është dënuar nga Tribunali i Hagës për krime të rënda të kryera gjatë luftës në Bosnje.

“Është perversitet i vërtetë që të krahasohen krerët e UÇK-së dhe Ratko Mlladiqi”, tha Taravari, duke shtuar se, sipas tij, ekzistojnë tendenca për të bërë një krahasim të tillë edhe në disa media maqedonase.

Në këtë kontekst, Taravari tha se është e nevojshme që publiku të kuptojë dallimin mes figurës së Mlladiqit dhe ish-krerëve të UÇK-së, duke përmendur edhe Hashim Thaçin.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit