Në Këshillin Gjyqësor ka mbërritur kandidatura e gjyqtarit të pensionuar së fundmi, Eljesa Aliu, për postin e kryetarit të Gjykatës Themelore të Gostivarit.
Aliu, i cili më herët ka drejtuar këtë gjykatë, në maj të këtij viti ishte i dyshuar për marrje ryshfeti në vlerë prej 8 mijë eurosh.
Sipas raportimeve, dyshimi ndaj tij lidhej me periudhën kur ishte në krye të Gjykatës së Gostivarit. Pavarësisht pensionimit, ai tashmë ka paraqitur sërish kandidaturën për drejtimin e gjykatës.






