Ministria e Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive dhe ekspertë tematikë zhvilluan takim për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Interkulturalizëm dhe Kohezion Shoqëror 2027–2032, së bashku me Planin e Veprimit.
Gjatë takimit u diskutuan objektivat, fushat prioritare dhe masat që do të përfshihen në dokumentin e ri strategjik. Shefi i kabinetit dhe koordinatori i procesit, Shpend Murati, prezantoi ecurinë e përgatitjes dhe theksoi rëndësinë e kontributit të ekspertëve.
Strategjia synon forcimin e dialogut ndërkulturor dhe kohezionit shoqëror, si dhe promovimin e barazisë, pjesëmarrjes dhe mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve dhe bashkësive.
Në Planin e Veprimit do të përcaktohen aktivitete dhe indikatorë konkretë për periudhën 2027–2032, si dhe mekanizma për zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e tyre.
Dokumenti do të hartohet nga Ministria e Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive në bashkëpunim me Agjencinë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive, me mbështetjen e OSBE-së në Shkup dhe Zyrës së Komisionerit të Lartë për Pakicat Kombëtare në Hagë.






