Kasami pret në Tetovë mysafirë nga SHBA-ja

Advertisement

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, priti sot në zyrën e tij mysafirët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lee Corder dhe Paula Corder.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit, forcimit të lidhjeve mes njerëzve dhe institucioneve, si dhe afrimit të komuniteteve.

Kasami vlerësoi angazhimin e mysafirëve amerikanë në krijimin e lidhjeve mes liderëve politikë, profesionistëve, organizatave dhe institucioneve.

“E vlerësoj këtë vizitë si një mundësi të mirë për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi dhe për të vazhduar komunikimin me miqtë tanë nga Shtetet e Bashkuara”, tha Kasami.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit