Ndërmarrja Publike “Parking i Qytetit” – Shkup njofton se nga nesër, 1 tetor 2026, hyn në fuqi orari dimëror për hapësirat publike të parkimit që menaxhohen nga ndërmarrja.
Në zonat A, B dhe C, parkimi nga e hëna deri të premten do të jetë i mundur nga ora 07:00 deri në 21:00, ndërsa të shtunën nga ora 07:00 deri në 14:00.
Në zonën D, orari mbetet i pandryshuar, nga e hëna deri të shtunën, prej orës 07:00 deri në 23:00.
Nga ndërmarrja u bëhet thirrje qytetarëve që të respektojnë orarin e ri dhe ta kryejnë pagesën e parkimit në kohë.






