Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, u takua me drejtorin e Fondacionit „Konrad Adenauer“ në Shkup, Daniel Braun, me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit dhe reformave në drejtësi.
Në takim u diskutua për avancimin e sistemit të drejtësisë, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe shkëmbimin e ekspertizës e praktikave të mira evropiane.
Shasivari theksoi se reformat në drejtësi janë të rëndësishme për ndërtimin e institucioneve që gëzojnë besimin e qytetarëve, duke nënvizuar nevojën për partneritete institucionale dhe përafrim me standardet evropiane.
Ai tha se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë mund të kontribuojë në përshpejtimin e reformave dhe forcimin e institucioneve të drejtësisë.
Ministria e Drejtësisë njoftoi se do të vazhdojë procesin reformues përmes dialogut institucional, ekspertizës profesionale dhe shkëmbimit të përvojave evropiane, me synim krijimin e një sistemi drejtësie modern, profesional dhe efikas.






