Avokati i Thaçit: Gjykata ishte politike – kurrë në karrierën time nuk kam parë një proces të tillë

Advertisement

Pierre-Richard Prosper, pjesë e ekipit mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ishte i ndikuar politikisht dhe, sipas tij, ishte përcaktuar paraprakisht.

Duke folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Prosper tha se trupi gjykues ka anashkaluar prova që mbrojtja i konsideron të rëndësishme, përfshirë raporte të inteligjencës së NATO-s dhe një letër të Departamentit Amerikan të Shtetit nga maji i vitit 1999.

Sipas Prosperit, këto materiale tregonin se UÇK-ja nuk kishte një strukturë të unifikuar komanduese dhe se Thaçi dhe personat e tjerë të akuzuar nuk kishin mundësi të jepnin udhëzime për personat në terren.

“Ne kishim informata të besueshme, kredibile, nga i gjithë aparati i inteligjencës së NATO-s”, deklaroi Prosper.

Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si është zhvilluar procesi gjyqësor, duke thënë se mbrojtja kishte paraqitur 44 ankesa në Apel dhe nuk kishte fituar asnjë prej tyre, ndërsa sipas tij, prokuroria kishte pasur sukses në të gjitha ankesat.

Prosper shtoi se, sipas vlerësimit të tij, disa prej gjyqtarëve gjatë procesit kishin vepruar në një mënyrë që i ngjante rolit të prokurorisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit