Publicisti Iljasa Salihu, i ftuar në emisionin “Debat në SHENJA”, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me ish-krerët e UÇK-së në Hagë dhe situatën politike në Kosovë.
Sipas Salihut, vendimi i fundit e ka gjetur Kosovën në një situatë të vështirë politike, me një qeveri që ai e cilësoi jofunksionale dhe pa president.
Ai tha se qëndrimet e ndryshme politike ndaj zhvillimeve në Hagë po e komplikojnë edhe më shumë situatën në vend.
Salihu përmendi përplasjet politike mes Vetëvendosjes dhe PDK-së, si dhe dallimet në qëndrimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe procesit gjyqësor në Hagë.
Sipas tij, këto ndarje politike ndikojnë në mënyrën se si zhvillimet e fundit po trajtohen brenda Kosovës.






