Një aksion policor është duke u zhvilluar në një ndërtesë në Tetovë, e cila është rrethuar dhe bllokuar nga policia.
Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara, policia po tenton të hyjë në një banesë brenda objektit.
Për momentin nuk dihen arsyet dhe rrethanat e aksionit, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë informacione lidhur me zhvillimet në terren.






