Ish-komandanti Hoxha në Shkup: UÇK-ja nuk ka kryer krime, procesi në Hagë është i montuar – presim lirimin e ish-krerëve

Advertisement

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Samidin Xhezairi – Hoxha, ka deklaruar se UÇK-ja, sipas tij, nuk ka kryer krime as në Kosovë dhe as në Maqedoninë e Veriut.

Duke folur në marshin “Liria ka emër” në Shkup, i organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë, Xhezairi e cilësoi luftën e UÇK-së si “të pastër”.

“UÇK-ja në përgjithësi, as në Kosovë as në Maqedoni, s’ka bërë krime, ka bërë një luftë të pastër”, tha Xhezairi.

Ai deklaroi se pret që ish-krerët e UÇK-së të lirohen në vendimin që pritet të shpallet nesër në Hagë. Sipas tij, procesi është i montuar nga Serbia dhe i mbështetur nga Rusia dhe Kina.

“Presim që të lirohen nesër, por edhe nëse ata kanë marrë vendim për ndonjë dënim eventual, Kosovën nuk mund ta zhbëjë më askush”, u shpreh ai.

Xhezairi tha se shpreson që Gjykata Speciale të vendosë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar procesin si të koordinuar kundër UÇK-së, Kosovës dhe shqiptarëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit