Zana Avdiu: Fëmijët nuk kanë ardhur nga qielli, janë pasqyrë e shoqërisë

Advertisement

 

Analistja dhe aktivistja Zana Avdiu ka reaguar për aftësitë e fëmijëve për të menduar dhe arsyetuar, duke e lidhur këtë problem me gjendjen e shoqërisë.

Ajo thotë se nuk duhet të befasohemi nga mungesa e logjikës dhe mendimit kritik te fëmijët, pasi të njëjtat probleme, sipas saj, vërehen edhe te të rriturit.

Avdiu i referohet veçanërisht komenteve në rrjetet sociale, ku, siç shprehet ajo, haset mungesë logjike, paaftësi për të kuptuar gjëra elementare, si dhe përdorim i fyerjeve e sharjeve.

“Këta fëmijë nuk kanë ardhë prej qielli. Janë pasqyrë e një shoqërie që ka problem serioz me dijen, logjikën dhe mendimin kritik”, ka shkruar Avdiu.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit