Tërhiqen 33 libra shkollorë, Sulejmani: Do të modernizohen programet mësimore

Advertisement

Me qëllim të moderinizimit të programeve mësimore, por edhe të rritjes së cilësisë së librave, do të tërhiqen nga përdorimi 33 libra shkollorë. Numri dy i Ministrisë së Arsimit, Driton Sulejmani, sqaron se bëhet fjalë për librat e klasës së parë, të dytë të katërt dhe të pestë, në gjuhën maqedonase, shqipe, turke dhe serbe.

Sulejmani njëherit bën të ditur se ishin tërhequr edhe librat e klasës së pestë dhe të shtatë të arsimit fillor dhe dy libra të viteve të para të shkollimit të mesëm dhe nxënësit tanimë janë pajisur me libra të rinj.

“Do të ndërhyjmë në cilësinë e librave, por edhe në modernizimin e programeve mësimore të cilat do t’i kenë nxënësit. Gjithashtu, Minstria e Arsimit dhe Shkencës ka tërhequr edhe librat e klasës së shtatë dhe të pestë, d.m.th. janë libra të rinj, edhe për vitin e parë dhe të dytë të shkollimit të mesëm, për të gjitha këto librat vetëm se i kemi shpërndarë për nxenësit dhe janë në pordorim”. – tha Zv.Ministri i Arsimit, Driton Sulejmani.

Sulejmani sqaron se afati i përdorimit të librave shkollor është 5 vite, prandaj shfrytëzohet rasti që përveç ribotimit, të punohet edhe në modernizimin e programit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit