Mickoski: Nuk pritet rritje e çmimit të energjisë elektrike, po shqyrtojmë edhe uljen

Advertisement

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se qytetarët nuk duhet të presin rritje të çmimit të energjisë elektrike, ndërsa Qeveria po shqyrton mundësinë që çmimi të ulet.

Duke folur për çmimin e energjisë elektrike, Mickoski tha se Qeveria po përgatit një metodologji që synon fillimisht ruajtjen e çmimit aktual, por edhe krijimin e mundësisë për uljen e tij.

“Për energjinë elektrike po përgatisim një metodologji me të cilën do të përpiqemi, të paktën, ta ruajmë të njëjtin çmim. Pse të mos përpiqemi edhe ta bëjmë më të lirë?”, deklaroi Mickoski.

Kryeministri tha se, sipas vlerësimeve të Qeverisë, Maqedonia e Veriut e pret një dimër të qëndrueshëm sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Ai theksoi se që nga ardhja e Qeverisë aktuale në pushtet, çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë nuk ka shënuar rritje reale, pavarësisht sfidave me të cilat është përballur sektori energjetik.

“Pavarësisht të gjitha sfidave, sot mund të them se situata është e qëndrueshme. Do të kemi një dimër të qëndrueshëm”, tha Mickoski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit