Xhabiri nuk arriti ta fitojë betejën me sëmundjen dhe ka ndërruar jetë, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, të afërmit dhe të gjithë ata që u lutën dhe kontribuuan për shërimin e tij.
Familjarët kanë shprehur mirënjohje për të gjithë donatorët dhe njerëzit e vullnetit të mirë që nuk kursyen ndihmën dhe mbështetjen gjatë përpjekjeve për shërimin e Xhabirit.
“Allahu e mëshiroftë Xhabirin dhe familjes i dhëntë durim. Faleminderit të gjithë donatorëve që nuk kursyen për shërimin e Xhabirit.” 🤲🏼💔
Ngushëllime familjes dhe të afërmve! 🕊️






