BDI ka reaguar lidhur me ndarjen e stipendioneve “Shpresë Sportive” nga Ministria e Sportit, duke kërkuar më shumë transparencë lidhur me kriteret dhe procesin e përzgjedhjes së sportistëve.
Sipas të dhënave të publikuara nga BDI, nga gjithsej 506 sportistë që kanë përfituar stipendione, 465 janë maqedonas, 38 shqiptarë dhe 3 boshnjakë. Këto shifra, sipas BDI-së, paraqesin përkatësisht 91,90% maqedonas, 7,51% shqiptarë dhe 0,59% boshnjakë.
Nga kjo parti kërkohet që Ministria e Sportit të publikojë kriteret e përdorura gjatë përzgjedhjes, mënyrën e pikëzimit dhe të dhënat mbi vlerësimin e aplikimeve.
“Bëhet fjalë për mundësi të barabarta, transparencë dhe njohje të meritës, pavarësisht përkatësisë”, thuhet në reagimin e BDI-së.
BDI gjithashtu kërkon sqarime lidhur me përfaqësimin e sportistëve shqiptarë në listën e përfituesve dhe vlerësimin e aplikimeve sipas kritereve të përcaktuara.
Nga partia kërkohet publikimi i plotë i kritereve, pikëzimit dhe procesit të përzgjedhjes për stipendionet “Shpresë Sportive”, me qëllim që procesi të jetë sa më transparent për të gjithë aplikuesit.






