Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë në manifestimin “Në gjurmët e më të mirëve”, të organizuar nga Forumi Rinor Islam, ku u vlerësuan nxënësit dhe studentët e dalluar.
Mexhiti vlerësoi rëndësinë e këtij manifestimi, duke theksuar se suksesi i të rinjve dhe përkushtimi i tyre në arsim meritojnë respekt dhe mbështetje.
Ai përgëzoi Forumin Rinor Islam për organizimin dhe traditën e krijuar përmes këtij aktiviteti, duke nënvizuar se institucionet duhet të krijojnë kushte që të rinjtë të zhvillojnë aftësitë dhe ambiciet e tyre.

“Përgjegjësia jonë është të krijojmë kushte që aftësia dhe ambicia e tyre të gjejnë hapësirë për t’u zhvilluar”, ka shkruar Mexhiti./Ora24.tv








