VMRO-DPMNE reagon ashpër: Fyerjet e Venko Filipçes ndaj kryetarit të ndjerë të Bërvenicës janë çnjerëzore dhe jashtë çdo logjike të shëndoshë

Advertisement

 

VMRO-DPMNE reagon ashpër ndaj, siç thonë nga kjo parti, fyerjeve çnjerëzore dhe jashtë çdo logjike të shëndoshë të Venko Filipçes, të drejtuara ndaj kryetarit të ndjerë të Komunës së Bërvenicës nga VMRO-DPMNE, Jovica Ilievski, i cili ndërroi jetë në mënyrë tragjike dhe të papritur.

“Jemi të tronditur nga cilësimet që bën Venko Filipçe, duke e lidhur atë me kriminalitetin dhe veprimtarinë e paligjshme.

Kjo sjellje tregon se Venko Filipçe ndodhet në një gjendje të veçantë dhe po i kalon të gjithë kufijtë.

Nuk do të zbresim në nivelin e tij dhe të përdorim retorikën e tij, ndonëse do të kishim shumë për të thënë. Por, ajo që Venko Filipçe i detyrohet më së paku Bërvenicës dhe familjes së kryetarit të ndjerë është të respektojë figurën dhe veprën e Jovica Ilievskit, i cili njihej si njeri i qetë, familjar dhe jashtëzakonisht i ndershëm, që dy herë radhazi fitoi besimin e banorëve të komunës.

Qytetarët do ta mbajnë mend këtë sjellje të Filipçes në zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit