Aktivisti Kemal Shkrijeli ka ndërmarrë një aksion humanitar për familjen Ajdini, duke siguruar, së bashku me disa bamirës, ushqim për tre muaj, ndërsa aksioni ka për qëllim mbledhjen e 10 mijë eurove për t’i ndihmuar kësaj familjeje.
Përmes një postimi në Facebook, Shkrijeli ka falënderuar Bujar Dullovin, Abedin Aliun, Armend Salihun dhe Shpat Isra për kontributin e dhënë, ndërsa ka ftuar edhe qytetarët që kanë mundësi të përfshihen në këtë aksion solidar.
Familja Ajdini, sipas postimit, përbëhet nga babai dhe tetë fëmijë, ndërsa njëri prej tyre vuan nga epilepsia dhe familja përballet me vështirësi ekonomike.
Shkrijeli ka bërë të ditur se synimi është që 10 mijë eurot e mbledhura t’i dorëzohen familjes, duke ftuar të interesuarit të kontaktojnë përmes inbox-it.
Aksioni humanitar vjen pas sulmit ndaj dy punëtorëve shqiptarë të Higjienës Komunale në Shkup, gjatë mbrëmjes së 28 Nëntorit./Ora24
Nisin ndihmat për familjen Ajdini, një nga të sulmuarit më 28 Nëntor








