22.8 C
Skopje
Sunday, May 5, 2024

(VIDEO) Rreth 46.5 për qind e nxënësve ishin viktima të bullizmit kibernetik

Rreth 46.5 për qind e nxënësve në vend ishin viktima të bullizmit kibernetik. Rreth 46.5 për qind e nxënësve ose kanë qenë viktima të ngacmimit kibernetik, ose kanë qenë dëshmitarë të asaj, dhe 70.7 për qind besojnë se ndërgjegjësimi në shoqëri dhe mjedisin e tyre në lidhje me dhunën kibernetike është i ulët dhe mesatar. Është pozitiv fakti që 72 për qind e nxënësve deklaruan se do të kërkonin ndihmë nga një shërbim profesional, nga mësuesi i klasës apo nga vetë prindërit. Ndërkaq, është zbatuar një projekt për forcimin e kapaciteteve të të rinjve për aplikimin e masave të sigurisë kibernetike, ku morën pjesë ekspertja e këtij projekti Maja Hristova dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri. Ekspertja e projektit Maja Hristovska tha se ky projekt synon të forcojë kapacitetet e të rinjve, përkatësisht të nxënësve, që të aplikojnë masa për siguri kibernetike, duke reduktuar dhunën kibernetike, e cila kohëve të fundit është treguar të jetë në nivel të lartë.

 

 

 

MAJA HRISTOVA, EKSPERTJA E PROJEKTIT PËR FORCIMIN E KAPACITETEVE TË TË RINJVE

 

 

 

“Gjatë projektit realizuam trajnime që synonin përmirësimin e programeve shkollore në shkollat ​​e përfshira gjatë projektit, punëtori me të rinjtë dhe vendosëm konceptin e edukimit të bashkëmoshatarëve, pasi e gjithë kjo u parapri nga një hulumtim që tregoi se të rinjtë kanë më shumë besim në raportojnë çfarëdo forme të dhunës, veçanërisht dhunës kibernetike, mes shokëve të klasës, sesa mes profesorëve dhe shërbimeve profesionale”.

 

 

 

Ndërkohë, ministri i Arsimit dhe Shkencës thekosi se ministria që drejton ai është për forcimin e sigurisë kibernetike dhe është e përkushtuar ndaj Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Sigurinë Kibernetike, të cilat sipas tij, synojnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe njohurive në fushën e sigurisë kibernetike, në të gjitha nivelet e arsimit dhe tek të gjithë aktorët e arsimit.

 

 

 

JETON SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS

 

 

 

“Edukimi ka një rol kyç në ndërtimin e të rinjve si individë të cilët përveç njohurive dhe aftësive kanë edhe norma vlerash për zbatimin e tyre. Prandaj, si Ministri veprojmë në drejtim të ndërtimit të personaliteteve jo të dhunshme, njëkohësisht duke u mundësuar të rinjve të marrin njohuri për të njohur dhe përballuar rreziqet që fshihen pas çdo klikimi”.

 

 

 

Shaqiri po ashtu theksoi se dhuna kibernetike në internet po përhapet në masë të madhe. Pavarësisht mendimeve të ndryshme, ai tha se lufta kundër dhunës kibernetike është e vazhdueshme, përfshin aktivitete të shumta dhe përmes formave të ndryshme heton situatat reale dhe mendimet për tejkalimin e tyre, duke i inkorporuar në dokumente që sjellin veprimin e institucioneve

 

 

 

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit