21.8 C
Skopje
Saturday, May 18, 2024

(VIDEO) Tetova vetëm pesë ditë të shkurtit ka pasur ajër të pastër

Nga 20 ditët para të muajit shkurt, Tetova vetëm pesë ditë nuk ka pasur ajër të ndotur. Gjatë 15 ditëve është tejkaluar kufiri i lejuar i ndotjes prej 50 mikrogramë për metër kub  i grimcave PM 10.

Ndërkaq, gjatë muajit janar Tetova 22 ditë ka pas ajër të ndotur, ku grimcat PM 10 e kanë tejkaluar kufirin e lejuar prej 50 mikrogramë për metër kub. Specialisti për higjienë dhe ekologji shëndetësore, D.r Ratko Davidovski, nga Qendra e Shëndetit publik në Tetovë  thotë se tashmë është tejkaluar standardi botëror shëndetësor, sipas të cilit nuk  duhet të ketë më shumë se 35 ditë me ajër të ndotur në një vit kalendarik.

Davidovski potencon se në periudhën e dimrit, ndotje më të madhe shkakton ngrohja e banesave me lëndë djegëse fosile, dru dhe mazut.

D.r Ratko Davidovski, specialist

“Këto shifra janë një tregues i asaj që theksojmë vazhdimisht, se në periudhën e dimrit ngrohja e banesave me lëndë djegëse fosile, dru dhe mazut, shkakton ndotjen më të madhe të ajrit. Nuk kemi nevojë të shpikim asgjë, për çdo gjë ka një zgjidhje, gjithçka do të ndryshojë kur gazi do të jetë mënyra dominuese e ngrohjes”.

Po ashtu, në Tetovë ka përdorim të tepruar të automjeteve dhe kaos të madh trafiku.  Më pak automjete në rrugë do të thotë edhe ajër më pak i ndotur.

Në Tetovë gjatë vitit 2023 ka pasur 89 ditë me ajër të ndotur, ndërsa në vitin 2022 kanë qenë 108 ditë me ajër të ndotur.  Në vitin 2021, ka pasur 132 ditë me ajër të ndotur, ndërsa në vitin 2020, nga 366 ditë, 138 kanë qenë me ajër të ndotur në Tetovë. Qytetarët e  e Tetovës janë përballur më së shumti me ajër të ndotur në vitin 2015, ku prani të lartë të grimcave të dëmshme PM10 ka pasur në 350  ditë të vitit. /SHENJA/

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit