18.8 C
Skopje
Tuesday, May 28, 2024

VIDEO/ Begaj emocionohet nga gjesti arbëreshëve në Kalabri, e presin me flamuj shqiptarë dhe tinguj të himnit kombëtar

Arbëreshët e Carfizzit i dedikuan një pllakatë Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, e cila u zbulua nga vetë ai. Begaj nuk mundi t’i mbante emocionet përballë mijëra shqiptarëve arbëreshë që kanë mundur të ruajnë gjuhën dhe zakonët edhe pse prej shekujsh të shkëputur nga atdheu.

Kjo është hera e parë që vendoset një pllakatë për një President të Shqipërisë nga arbëreshët në Itali.

Flamuj shqiptarë dhe italianë, tinguj  të himnit kombëtar dhe të valleve arbëreshë, e shoqëruan kreun e shtetit përgjatë gjithë takimeve me banorët në fshatrat e kësaj krahine.  Gjatë qëndrimit në provincën Krotones, Presidenti Begaj vizitoi ngulimet e lashta arbëreshe në Itali.

Dita e sotme ishte një festë për të gjithë arbëreshët e këtyre zonave, të cilët mbushën sheshet për të pritur Presidentin e Shqipërisë.

Ceremoia kulmoi në Pallagario, aty ku gjendet dhe kisha me  dy “Këmbanat që Flasin”. Nga sheshi “Santa Filomena”, Presidenti Begaj iu drejtua të pranishmëve më një fjalim, ku vlerësoi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë në forcimin e lidhjeve historike, kulturore dhe ekonomike.

“Përvec anës institucionale, kjo vizitë ka dhe një anë shumë të madhe emocionale.  Është emocion jashtëzakonisht i fortë të shikosh këta fëmijë të vegjël me flamurin shqiptar dhe italian dhe të përshendesin shqip ”Mirëseerdhët!”

Para pak muajsh bëra një vizitë shtetërore dhe u takova me Presidentin Matarela dhe ditën pasuese bëra një vizitë në “Vila Badesa”. Shqiptarë të lëvizur 400 vite më parë nga Jugu i Shqipërisë.   Ajo që ështe përbashkët me atë që shoh sot, është se ata morën me vete dhe një pjesë të ushqimit të tyre shpirtëror që unë e pash këtu  brenda në kishë” .

 

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit