20.8 C
Skopje
Sunday, September 15, 2024

Shkodrani vritet me sëpatë nga fqinji

Ditën e djeshme, 19 tetor, u raportua se u gjet pa shenja jete 70-vjeçari Musa Bajraktari në fshatin Boks të Shkodrës.

Fillimisht u tha se në trupin e të moshuarit nuk kishte shenja dhune dhe vdekja erdhi për shkaqe natyrale.

Por, ditën e sotme detaje të reja kanë dalë në dritë. Bajraktari dyshohet se është vrarë nga fqinji i tij, i cili e ka goditur me sëpatë.

Autori i dyshuar,  Xhemal Zeqiri, është arrestuar nga policia e Shkodrës.

Shkaku i vrasjes mendohet të jetë për motive të dobëta. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Çfarë tha dje policia

Rreth orës 14:25, në kanalin e fshatit Boks, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj. Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit