Me marrjen në pyetje të ekspertit Ljupço Postolov, pjesë e ekipit që përgatit superekspertizën e komunikacionit, në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, sot ka vazhduar gjykimi për aksidentin e autobusit në afërsi të Llaskarcës, ku humbën jetën 16 persona dhe rreth 30 u lënduan.
Në ekipin e ekspertëve që përgatitën superekspertizën e komunikacionit, përveç Postolovit, janë edhe ekspertët Jakup Mamuti dhe Nevzat Zeqiri. Ekzaminimi i superekspertëve të trafikut filloi në maj të këtij viti.
Postolov sot sërish do të merret në pyetje nga avokati Ljupço Micevski, mbrojtës i të akuzuarit të gjashtë – shoferit të autobusit.