Pas deklaratës për provimin e jurisprudencës, Murtezi thumbon Dimitrievskin: „I madh vetëm me trup“

Advertisement

Deklarata e liderit të Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, se provimi i jurisprudencës duhet të mbahet vetëm në gjuhën maqedonase, ka nxitur reagime.
Me një status në Facebook ka reaguar Muhamed Murtezi, i cili ka drejtuar kritika ndaj Dimitrievskit, duke ironizuar qëndrimet dhe paraqitjet e tij në skenën politike.
„Nejse, Maksi është i madh vetëm me trup, për çështjet në Qeveri e në Kuvend, goxha i vogël. Zhurma që herë pas here prodhon me shokët e partisë nuk e rrit fare në mejdanin e politikës, kot i jep zor e shitet ‘patriot’. Koha do ta dëshmojë këtë!“, shkruan Murtezi.
Reagimi i tij vjen pas qëndrimit të shprehur nga Dimitrievski lidhur me gjuhën në të cilën duhet të mbahet provimi i jurisprudencës, çështje që ka rikthyer në vëmendje debatin për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet e vendit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit