15.8 C
Skopje
Saturday, May 25, 2024

Shkatërrohet plantacioni i kanabisit në Spanjë, arrestohet një shqiptar

Një plantacione marijuane në natyrë dhe në një zonë të izoluar në komunën e Igualeja të Málagas është goditur nga policia spanjolle. Operacioni i koduar “Abulaga”, nisi falë komunikimit të agjentëve mjedisorë të cilët paralajmëruan ulje të ndjeshme të ujit në një prej pellgjeve të përdorura nga helikopterët e INFOCA për shuarjen e zjarreve në pyje në zonë.

Hetuesit verifikuan sesi uji vidhej përmes një pompe lëvizëse që e transferonte atë në pellgje të ndryshme të ndërtuara ilegalisht nga personi përgjegjës për plantacionin, duke ruajtur në to ujin që më pas përdorej për të ujitur plantacionin e marijuanës.

Agjentët e gjetën plantacionin në një zonë të largët, të vështirë për t’u aksesuar, pa rrugë të afërta dhe të rrethuar nga pyje me pisha, të cilat ishin instaluar në një zonë të shpyllëzuar ekskluzivisht për këtë qëllim. Përgjegjësi i plantacionit kishte krijuar një kamp kompleks të përbërë nga disa tenda, një kuzhinë dhe një vend për të mundësuar tharjen e boçeve të bimës, duke pasur gjithashtu dy gjeneratorë elektrikë, dy pompa uji dhe dy panele diellore, të gjitha këto, me rrezik serioz zjarri në këtë zonë me vlerë të lartë ekologjike në Serranía de Ronda.

Personi përgjegjës i plantacionit jetonte në të njëjtin vend, duke pasur furnizime për të kryer kultivimin dhe mirëmbajtjen e plantacionit. Po kështu, ai kishte ndërtuar pika vëzhgimi dhe kurthe në zonën përreth për të mos lejuar askënd të hynte në plantacionin e drogës. Për të gjitha këto arsye, agjentët vazhduan arrestimin e këtij personi, me kombësi shqiptare dhe me qëndrim të parregullt në shtetin spanjoll.

Në plantacion janë sekuestruar 1000 bimë marihuanë dhe 3 kilogramë sytha të kësaj droge të përgatitura për ambalazhim. Kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë ka urdhëruar arrestimin e të akuzuarit për kryerjen e dyshuar.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit