Thirrja për sulm ndaj EULEX-it i kushton shtrenjtë tetovarit – 3,600 euro gjobë dhe dëbim

Advertisement

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Halil Kamberin, shtetas nga Tetova, për një postim në Facebook në të cilin, sipas aktakuzës, kishte bërë thirrje që misioni EULEX të sulmohej me ZOLL. Postimi ishte bërë më 17 shtator, në ditën kur në Hagë u shpallën aktgjykimet e shkallës së parë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Kamberi kishte pranuar fajësinë dhe kishte arritur marrëveshje me Prokurorinë. Gjykata fillimisht i shqiptoi gjashtë muaj burgim, por me pëlqimin e tij dënimi u zëvendësua me gjobë. Sipas raportimeve, shuma e gjobës u përcaktua në 3,600 euro, ndërsa për shkak të kohës së kaluar në paraburgim ajo u reduktua në 3,320 euro.

Gjithashtu, gjykata vendosi që Kamberi të dëbohet nga Kosova për një vit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit