Struga dhe Korça bashkohen përmes librit, Mendi Qyra: Kultura ndërton ura mes qyteteve

Advertisement

Strugë – Parku i Poezisë në Strugë u bë pikëtakim i shkrimtarëve dhe autorëve nga Struga dhe Korça, në një aktivitet kushtuar librit, letërsisë dhe kulturës.
Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit mes Bibliotekës së qytetit të Strugës „Vëllezërit Milladinovci” dhe Bibliotekës së Korçës „Thimi Mitko”, duke sjellë së bashku autorë dhe dashamirës të librit nga të dy qytetet.
Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, tha se është gjithmonë kënaqësi të jetë mes shkrimtarëve, të cilët përmes fjalës ruajnë kujtesën, pasurojnë kulturën dhe ndërtojnë ura mes qyteteve.
“Si kryetar i Komunës së Strugës, do të vazhdoj të përkrah çdo iniciativë që i jep hapësirë kulturës, librit dhe njerëzve që me punën e tyre e pasurojnë jetën kulturore të qytetit tonë”, deklaroi Qyra.
Takimi përfundoi me një drekë të përbashkët dhe biseda mes autorëve, duke forcuar më tej bashkëpunimin kulturor mes Strugës dhe Korçës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit