Një incident është regjistruar në televizionin serb Informer, ku kryeredaktor është Dragan J. Vučićević, pasi një grup qytetarësh hyri në ambientet e televizionit gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.
Sipas raportimeve të mediave serbe, ngjarja ndodhi gjatë emisionit Kolegijum, ndërsa transmetimi i zakonshëm u ndërpre.
Vučićević kërkoi ndihmën e policisë, ndërsa qytetarët shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj deklaratave dhe mënyrës së raportimit të televizionit.
Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e mediave në Serbi, ndërsa mbetet për t’u sqaruar nëse bëhet fjalë për ndërprerje të plotë të sinjalit televiziv apo vetëm të transmetimit të emisionit.Ora24.tv
Burimi: mediat serbe RTS dhe N1.








